Oda e Afarizmit të Kosovës viziton kompaninë “JAHA GROUP”

Një delegacion nga Oda e Afarizmit të Kosovës, në përbërje të: Skender Krasniqi kryetar, z. Hamdi Malushaj anëtar dhe Ismet Mulaj drejtor ekzekutiv në vazhdën e shumë vizitave që po realizon nëpër kompani të ndryshme, sot vizitoi edhe kompaninë “JAHA GROUP”, ku u pritën nga z. Fadil Hoxha pronar i kësaj kompanie, njëherit edhe kryetar i Odës Ekonomike Gjermane në Kosovë.

z. Krasniqi kryetar i OAK-së e informoj z. Hoxha me bashkëpunëtor mbi ecurit e rritjes së OAK-së, objektivat si dhe planet konkrete për t’a ndihmuar biznesin në Koosvë. Z. Krasniqi tregoj që OAK-u është krijuar nga biznesi dhe për t’i shërbyer vetëm biznesit. OAK-u asnjëherë nuk do të pranoj fonde nga insitucionet publike të Kosovës, por këto institucione do t’i konsideroj vetëm si partner në krijimin e një ambienti sa më të mirë për të bërë biznes në Kosovë.

Ndërsa, z. Hoxha e përgëzoj OAK-në dhe z. Krasniqi për iniciativën e filluar, e cila tha që është me interes për biznesin dhe Kosovën dhe që paska filluar në kohë të duhur. JAHA GROUP gjithmonë do të jetë partner në luftën e drejt që Kosova të jetë vend ku lulëzon afarizmi.

Z. Hoxha premtoi po ashtu angazhim që edhe si kryetar i Odës Ekonomike Gjermane të bashkëpunojmë në të ardhmen.
http://www.jahagroup.eu/