Oda e Afarizmit të Kosovës përkrahë Minatorët e Trepçës

 

Që nga sot, minatorët e Trepçës kanë hyrë në grevë të përgjithshme në shenjë pakënaqësie me draft-statutin e Trepçës si dhe mospërfilljen e kërkesave  dhe vërejtjeve të tyre nga institucionet përgjegjëse të vendit.

Oda e Afarizmit të Kosovës pajtohet me vendimin e marrë nga minatorët e Trepçës, duke theksuar që nuk është hera e parë që institucionet vendore nuk i marrin parasysh kërkesat e palëve të interesit. Si pasojë e kësaj, në Kosovë ende krijohen ligje që bien ndesh me njëra-tjetrën dhe të cilat bllokojnë zhvillimin e vendit.

Duke qenë që sektori minerar vlerësohet si sektori me potencialin më të madh në zhvillimin e vendit, Oda e Afarizmit të Kosovës u bënë thirrje të gjitha institucioneve të vendit që të marrin më seriozisht çështjen e Kombinatit Trepça dhe të i shyrtojnë më me prioritet kërkesat e minatorëve.  Për më shumë, kemi ngecje edhe në hartimin e Projektligjit për Miniera dhe Minerale, pasiqë ligjvënësit edhe më tutje vazhdojnë që të mos i marrin parasysh kërkesat e bizneseve.