Odës së Afarizmit të Kosovës sot i’u bashkua edhe Mercom Company

Përfaqësuesit e Odës së Afarizmit të Kosovës (OAK), të kryesuar nga kryetari i bordit Skënder Krasniqi dhe anëtari i bordit Hysni Zogaj vizituan Mercom Company, ku u pritën në takim nga pronari Arif Elshani dhe Halil Elshani.

Gjatë këtij takimi u nënshkrua edhe marrëveshja e bashkëpunimit mes të dyja palëve, duke u listuar kështu Mercom Company si anëtari më i ri në OAK.

Kryetari i bordit premtoi se OAK do të jetë gjithmonë zëri i biznesit, dhe do t’i qëndroj afër secilit anëtar që ka nevojë për përkrahje.

Ai po ashtu shtoi se dyert e OAK-së janë të hapura për të gjithë ata që duan të jenë pjesë e misionit të Odës, në mënyrë që të krijohet një ambient sa më i mirë për bizneset në vend.