Panairi AGROKOS temë diskutimi në takimin e OAK-së me biznesin anëtarë CEO – Congress & Event Organization

Përveç takimit me biznese të reja, Oda e Afarizmit të Kosovës (OAK) vazhdimisht po takon edhe bizneset anëtare, e tëra kjo me qëllim që vazhdimisht të jetë e informuar për zhvillimet ose sfidat me të cilat ato po përballen dhe arritjen deri tek përmirësimi i klimës së të bërit biznes.

 

 zyret e Odës së Afarizmit të Kosovës u mirëpritë pronari i CEO – Congress and Event Organization Bekim Xhafa dhe menaxherja Albona Demaku, të cilët vlerësuan lartë angazhimin e Odës dhe shprehën që janë shumë të kënaqur me shërbimet të cilat po marrin nga Oda.

CEO po vazhdon të organizoj panaire dhe momentalisht është duke organizuar panairin e 18-të ndërkombëtar të agrobiznesit “AGROKOS” tha ndër të tjera Xhafa. Ai shtoi që në këtë panair përveç bizneseve vendore do të marrin pjesë edhe biznese ndërkombëtare, ndër të cilat do të jenë edhe pavijoni i bizneseve të Holandës dhe Bosnjë e Hercegovinës.

Sipas Demakut zhvillimi i sektorit të bujqësisë dhe hapja e tregjeve të reja janë fokusi kryesorë i panairit AGROKOS 2018.

Kryetari i Odës së Afarizmit të Kosovës premtoi që Oda do të mbështet maksimalisht këtë panair dhe çdo aktivitet tjetër të ndërmarrë nga CEO dhe çdo biznes tjetër anëtarë.

Në këtë takim Oda e Afarizmit të Kosovës u përfaqësua nga: kryetari i bordit Skender M Krasniqi, koordinatorja Donika Gashi dhe zyrtarja Qendresa Ibrahimi.