Rrjetit të bizneseve anëtare në Dhomën e Tregtisë dhe Instrisë Kosovë së fundi i’u bashkua edhe biznesi “Peja Wood” SH.P.K. me pronar Kastriot Kastrati dhe Arif Kastrati, me seli në Pejë.

“Peja Wood” SH.P.K. funksionon nga viti 2018 dhe është e specializuar në prodhimin e produkteve dekorative nga druri, ku ndër të tjera përfshihen edhe tavolina e dhomat e gjumit.

“Peja Wood” SH.P.K. është përkushtuar që vazhdimisht të ofroj produkte të kualitetit sa më të lartë, gjë e cila ka bërë që prodhimet e tyre të eksportohen edhe në Gjermani e Belgjikë.