PËR NE

Oda e të Afarizimit të Kosovës (OAK) është themeluar në fund të vitit 2016 me qëllim kryesor krijimin e një ambienti sa më të mirë për të bërë biznes në Kosovë. OAK veprimtarinë e saj e ka të përqëndruar në katër shtylla kryesore të cilat përfshijnë: avokim, zhvillim, shërbime biznesore dhe rrjetëzim.

Deri më tani, oda numëron qindra biznese anëtare të profileve dhe sektorëve të ndryshëm, nga e gjithë Kosova. Ajo që na dallon ne si OAK është transparenca financiare në funksionim, meqë rast ne auditojmë pasqyrat tona financiare çdo vit nga një auditor i jashtëm dhe publikojmë raportin në web faqën zyrtare të OAK-së.

Oda e Afarizimit të Kosovës (OAK) funksionon përmes strukturave udhëheqëse si më poshtë:

Kuvendi dhe Bordi në përbërje të:

  • Skënder Krasniqi, Kryetar i bordit;
  • Arsim Selmonmusaj, Nënkryetar i bordit;
  • Diamant Elshani, Sekretar i bordit;
  • Hamdi Malushaj, Arkëtar dhe anëtar i bordit;
  • Jehona Ademaj Sejdiu – Anëtare e bordit;
  • Lulëzim Begaj, Anëtar i bordit;
  • Hasan Gigollaj, Anëtar i bordit dhe
  • Hysni Zogaj, Anëtar i bordit.

 

Oda e Afarizimit të Kosovës (OAK) ka arritur që me punën e saj kontinuale të adresoj dhe të lobojë për shumë probleme të bizneseve pranë institucioneve vendore dhe ndërkombëtare.

Qëllim dhe synim i odës ishte dhe mbetet adresimi dhe zgjidhja e problemeve me të cilat ballafaqohen bizneset gjatë ushtrimit të veprimtarisë së tyre, andaj OAK në baza ditore organizon vizitat në terren si tek bizneset anëtare ashtu edhe tek ato potenciale, për të parë nga afër problemet me të cilat sektori privat në vend është duke u ballafaquar.

Si odë jemi kujdesur për përmirësimin dhe ngritjen e vazhdueshme të kapaciteteve të stafit dhe stafit të rrjetit të bizneseve anëtare, prandaj krahas shërbimeve të tjera në mënyrë kontinuale organizojmë trajnime me trajner nga vendi dhe rajoni me përvojë ndërkombëtare.

Ndër trajnimet e fundit të cilat kemi organizuar përfshijnë:

  • Pesë nivelet e lidershipit;
  • Komunikimi efektiv në vendin e punës;
  • Plani i Biznesit dhe Plani Strategjik i Veprimit;
  • Hyrje në Kontabilitet dhe Menaxhim Financiar
  • Komunikimi verbal dhe joverbal;
  • Aftësitë e shitjes dhe negociimit;

 

Oda e Afarizimit të Kosovës (OAK), njihet si një nga organizatat më bashkëpunuese në vend dhe në rajon. Një nga shërbimet kryesore që OAK ofron për bizneset është rrjetëzimi dhe lobimi në tejkalimin e barrierave të hasura gjatë bashkëpunimit rajonal dhe ndërkombëtar. Për ta arritur këtë, oda ka lidhur marrëveshje bashkëpunimi edhe me Odat nga rajoni, duke përfshirë:

  • Odën Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore;
  • Bashkimi i Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë të Shqipërisë;
  • Dhomën e Tregtisë dhe Industrisë në Tiranë;
  • Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë të Qarkut të Vlorës;
  • Oda Sllovene në Kosovë;
  • Oda Tregtare Kosovaro Turke;

 

Ndërsa, niveli i lartë i papunësisë dhe vështirësitë që hasin bizneset për të gjetur staf të kualifikuar kanë bërë që OAK të bashkëpunojë edhe me universitete në mesin e të cilave përfshihet edhe:

  • Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina”;
  • Fakulteti Ekonomik;
  • Fakulteti Juridik;
  • Fakultetin i Bujqësisë dhe Veterinarisë;
  • Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike;
  • RIT – Universiteti Amerikan i Kosovës,
  • Fakulteti i Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike;

 

Oda e Afarizimit të Kosovës ka në përbërje një staf shumë të motivuar dhe profesional, i cili e do punën dhe gjithmonë jep më të mirën për të përmbushur objektivat në kohë. Ekipi i OAK -së ka dëshmuar se mund të planifikojë, krijojë dhe zhvilloj konferenca rajonale, takime B2B me bizneset e vendeve të rajonit dhe të përfundojë hulumtime të ndryshme në lidhje me nevojat e biznesit për të përmirësuar bashkëpunimin dhe për të krijuar një mjedis më të mirë për të bërë biznes. Në kuadër të së cilës përfshihen edhe konferencat me karakter rajonal si “Ndikimi Ekonomik dhe Pasojat e Krizës”.

Sa i’u përket projeketeve dhe granteve, OAK ka implementuar me sukses dy projekte me Fondin e Ballkanit Perëndimor, të cilat arritën të sigurojnë bashkëpunim dhe komunikim të qartë dhe shumë konciz gjatë zbatimit të projektit me WBF si donator. Cilësitë udhëheqëse të OAK-së janë të jashtëzakonshme në krijimin dhe zgjerimin e partneriteteve në të gjithë rajonin dhe më gjerë.

 OAK duke qenë serioze dhe e përkushtuar në punën e saj, është e gatshme të japë kontributin e saj maksimal në zbatimin dhe përmbushjen e misionit të saj me qëllimin e vetëm zhvillimin, avancimin dhe lobimin për eleminimin e barrierave për bizneset, të cilat janë lokomotivë për zhvillimin e ekonomisë dhe vendit.

Me qëllim që nevojat dhe kërkesat e bizneseve të përmbushen maksimalisht oda ka themeluar brenda saj edhe departamentet specifike si: Departamenti Ligjor, Departamentin për Media, Departamentin e Financave dhe Departamentin e Komunikimit me Bizneset.

Oda e Afarizmit të Kosovës dallohet për një staf me energji pozitive, shumë bashkëpunues dhe profesional, i gatshëm për të mbështetur bizneset në çdo sfidë, rrjetëzim, dhe sjellje të ideve të reja e kreative.