Përfaqësuese nga OAK vizituan  Termopan

 

 Sot përfaqësuese nga Oda e Afarizmit të Kosovës, të kryesuara nga koordinatorja Donika Gashi u pritën në takim nga pronari i kompanisë Termopan, z. Gëzim Zhdrella.

Gjatë këtij takimi u diskutua rreth sfidave me të cilat përballet kjo kompani dhe rëndësinë që ka antarësimi i bizneseve në Odë, në mënyrë që së bashku të kontribuojnë në zgjidhjen e problemeve dhe shqyrtimin e kërkesave të ndryshme.

 z.Zhdrella theksoi se ndër problemet kryesore me të cilat po përballen janë mospërkrahja e institucioneve dhe shumë ngecje të tjera institucionale në lidhje me biznese.

Në fund të këtij takimi palët lanë të hapura mundësitë e bashkëpunimit në të ardhmen.

Për më shumë Termopan merret me prodhimin e paneleve dekoruese, dyerve dhe dritareve nga PVC si dhe të gjitha llojet e xhamit.