Qëllimi i këtij takimi ishte identifikimi i barrierave tregtare me të cilat ballafaqohen bizneset që eksportojnë, informata këto që do të kontribuojnë gjatë hartimit të një dokumenti që do të shërbejë si bazë për formulimin e politikave tregtare.

Kryetari i Bordit, Skender M Krasniqi, theksoi disa nga problemet që Oda ka identifikuar gjatë takimeve të vazhdueshme me bizneset e vendit ku edhe kanë rrjedhur propozime të shumta që i kemi paraqitur para institucioneve përkatëse.

Lirimi i lëndës së parë, ligji për falimentim, ligji për tregti të brendshme, marrëveshjet e CEFTA, MSA dhe me Turqinë ishin disa nga temat e diskutuara nga bizneset prezente si problem gjatë ushtrimit të veprimtarisë së tyre.

Në fund të takimit, Nixha falenderoi Odën për takimin dhe gatishmërinë për të ofruar inputin e saj në mënyrë që të kontribuojë në këtë drejtim.

#OAK në këtë takim u përfaqësua nga kryetari i Bordit, Skënder Krasniqi, anëtari i Bordit, Hysni Zogaj, Koordinatoria Qendresa Ibrahimi, Zyrtarja Rreze Cana dhe bizneset: Auron Osmanaj nga Spirit of Drini | Ujë Mineral – Premium, Ramiz Gashi nga Relux Ks dhe Arben Tërshnjaku nga Liri Prizren.