Sot do i’u prezantojmë me anëtarin më të ri të Odës së Afarizimit të Kosovës Poliklinika Euromed, e cila i’u bashkua familjes së qindra bizneseve të cilat janë nën obrellën e OAK-së.

Përfaqësueset e Odës së Afarizmit të Kosovës (OAK) u pritën në takim tek Poliklinika Euromed nga pronari i spitalit Leart Jakupi me ç’rast u diskutua lidhur problemet të cilat po i hasin gjatë ushtrimit të punës së tyre.

Poliklinika Euromed është spitali i parë privat i licensuar në Kosovë dhe ofron shërbimet në: Radiologji, Ortopedi, Kirurgji Thorakale, Kirurgji Abdomenale, Kirurgji Vaskulare, Neurologji, Neuropsikiatri, Neurokirurgji, Pediatri, Laborator, Mjekësi Interne, ORL, Pulmologji, Emergjencë.

Për më shumë informacione rreth spitalit Euromed klikoni linkun në vazhdim:http://bit.ly/3cEW577

Shpërndaje: