Listës së gjatë të bizneseve anëtare të cilat janë pjesë e OAK-së i’u është bashkangjitur edhe Poliklinika “UROPRE” OAK në këtë takim u mirëprit nga pronari Dr. Avni Fetahu, me ç’rast diskutuam rreth problemeve të cilat po hasin sektori privat i shëndetësisë dhe mundësive të cilat Oda ofron për këtë e sektor.

Në fund të takimit Dr. Avniu shprehu dëshirën dhe gatishmërinë e tij për të qenë pjesë e Odës së Afarizimit të Kosovës.

Për më tepër Poliklinika “UROPRE” ka traditë shumëvjeçare me shërbime specialistike urologjike, fizioterapi si dhe së shpejti “UROPRE” do të fillojë punën me shërbime laboratorike.

Më shumë informacione rreth punës dhe shërbimeve të kësaj Poliklinike, i gjeni në linkun në vazhdim:

https://bit.ly/3uDRDNP