Oda e Afarizmit të Kosovës

Drejtori i SINALCO sh.pk. z. Armend Osaj qëndroj për vizitë në zyret e Odës së Afarizmit të Koosvës, ku u pritën nga z. Diamant Elshani, anëtar i Bordit dhe z. Ismet Mulaj, drejtor ekzekutiv i OAK-ut.

z. Osaj shprehu pakënaqësi për politikat tatimore që po zbaton Kosova karshi prodhuesit të pijeve jo alkoolike. Ky lloj biznes është i diskrimunuar dhe i pafavorizuar karshi importuesit të pijeve jo alkoolike, sepse prodhuesi vendor paguan për çdo litër të shitur akcizë 4.5 cent, çka prodhuesit vendor i nxjerr në treg me çmime shumë më të larta se sa prodhuesi jashtë Kosove.

Prandaj, OAK është e angazhuar që bashkë me prodhuesit vendor të bëjë çmos që Qeveria e re të këtë prioritet politikat lehtësuese ndaj biznesit.
https://www.facebook.com/SinalcoKosova/