Produktet e FMB group vazhdojnë rrugëtimin e tyre drejt Evropës

Produktet e FMB group vazhdojnë rrugëtimin e tyre drejt Evropës

Përfaqësues nga Oda e Afarizmit të Kosovës të kryesuar nga anëtari i bordit Hysni Zogaj, vizituan anëtarin e OAK-së, Fadil Begaj nga kompania FMB group me seli në Malishevë.
Arsye e kësaj vizite ishte që të njoftohemi dhe të shohim nga afër punët që po e bëjnë dhe sukseset që po arrijnë anëtarët e OAK-së.

FMB group është biznes familiar që prodhon dyer dhe dritare me standarte Evropiane. Ky biznes ka treguar suksese të medha në tregun Kosovarë dhe tani sukseset e kesaj kompanie janë prezente edhe në tregjet ndërkombëtare. Produktet e FMB group vazhdojnë rrugëtimin e tyre në Itali, Zvicer dhe Francë.

Oda e Afarizmit të Kosovës edhe me tutje vazhdon të mbështes anëtarët, duke i’u ofruar shërbime të shumta, me qëllim të krijimit të një ambient më të mirë të të bërit biznes.