Oda e Afarizmit të Kosovës ju prezanton me anëtarin më të ri PUNA SH.P.K., me bazë në qytetin e Gjilanit.

PUNA SH.P.K merret me prodhimin e dyerve, dritareve, kuzhinave, mobileve të tjera etj.Biznesi ka filluar punën në vitin 2017 dhe momentalisht ka rreth 15 punëtorë.

Veçanti e biznesit në fjalë është se produktet e saj të prodhuara i ka të destinuara për eksport, kryesisht në Europë – në Francë, Zvicër dhe Gjermani. Të gjitha këto me standarded dhe kualitetin më të lartë, duke përdorur teknologjinë dhe makineritë më moderne.

Megjithatë, biznesi në fjalë momentalisht po përballet me mungesën e fuqisë punëtore të kualifikuar, gjë që nuk është problem individual apo sektorial por problem tek të gjitha llojet e bizneseve në Republikën e Kosovës.

Ne i urojmë mirëseardhje biznesit, dhe besojmë se së bashku do të arrijmë të gjejmë zgjidhje për sfidat dhe problemet që paraqiten gjatë aktivitetit biznesor.

Për më shumë: https://www.facebook.com/punashpk