Qeveria e Kosovës ka ndërrmarrur masa të reja për menaxhimin e pandemisë Covid-19 në vend. Për shkak të rënies së numrit të personave që janë prekur nga ky virus, rezulton se masat janë lehtësuar paksa.

Më poshtë, gjeni detajet:

-Bartja e maskës duke mbuluar hundën dhe gojën është obligative, në të gjitha rastet përveç:

Gjatë ecjes vetëm në ambient të jashtëm;

Gjatë ngasjes së automjetit vetëm apo në grup me jo më shumë se katër (4) persona;

Gjatë vrapit, çiklimit dhe ushtrimeve fizike;

Gjatë ngrënies apo pijes.

-Lejohen grumbullimet në ambiente të brendshme deri në pesëdhjetë (50) persona (mbledhjet, seminaret, trajnimet) me kusht që të mbahet distanca fizike mbi 1.5 metër në mes të personave.

-Lejohen grumbullimet në ambiente të hapura deri në njëqind (100) persona me kusht që të mbahet distanca fizike mbi 1.5 metër në mes të personave.

-Nga ora 00:00 deri në orën 05:00, ndalohet grumbullimi i më shumë se dhjetë (10) personave.

-Organizimi i ahengjeve ndalohet deri me datë 15 qershor 2021, pas së cilës datë sipas situatës epidemiologjike do të ketë rivlerësim të kësaj pike.

-Shërbimet e gastronomisë lejohet të zhvillojnë aktivitetin e tyre nga ora 05:00 deri në ora 23:00.

Ky vendim ka hyrë në fuqi nga sot, respektivisht nga data 31.05.2021.

Për më shumë detaje lidhur me vendimin, ju lutemi te klikoni ne vegëzen në vijim: