RIA Project i shtohet anëtarësisë së OAK-ut

Misionit të Odës së Afarizmit të Kosovës i është bashkuar edhe studio projektuese RIA Project.

Mosplanifikimi i duhur urbanistik dhe problemet me procedurat e stërzgjatura komunale, janë vetëm disa nga problemet me të cilat përballet ky biznes projektues, që u shpalosën nga pronaraja Rina Neziri me rastin e nënshkrimit të marrëveshjes së bashkëpunimit me OAK-un.

Drejtori ekzekutivi OAK-ut, Ismet Mulaj, shpalosi edhe një herë synimet që ka OAK-u për të përmirësuar ambientin afarist në vend.

Ndryshe RIA Project është studio proejektuese e cila merret me projektime në lëminë e arkitekturës, enterier, exterier, dizajn e konsultime.

RIA Project arredon hapësira të ndryshme,objekte individuale,banesore,administrative e kulturore në stile dhe tematika të ndryshme nga enterieret klasike e deri tek ato minimaliste.