Zyrtaret e Odës së Afarizmit të Kosovës (OAK) vizituan biznesin Savatours MK, ku u pritën në takim nga pronari i kompanisë turistike, Taulant Çarkaxhiu.

Gjatë këtij takimi u diskutua rreth shërbimeve të cilat oda i ofron për bizneset, sfidat me të cilat sektori privat po përballet gjatë ushtrimit të veprimtarisë së tyre si dhe dëmet të cilat bizneseve i’u ka shkaktuar pandemia Covid-19.

Në kuadër të këtij takimi poashtu u informuam konkretisht rreth shërbimet që i ofron kompania “Sava Tours” duke filluar nga çmimet e biletave të airoplanëve e deri tek aranzhimi i pushimeve në resorte dhe hotelet më prestigjioze në Turqi.

Për më tepër, kompania “Sava Tours” i’u mundëson që të vizitoni hotelet dhe qytetet më të bukura, në gjithë botën.

Më shumë informacione, rreth kompanisë i gjeni në linkun në vazhdim:

https://bit.ly/3uqHNiJ