Në panelin diskutues në përbërje me: Diamant Elshani – OAK, Florim Kelmendi – IMBUS, Florian Gschweidl – University of Applied Sciences in Salzburg, Philip Devlin – Northern Ireland, Dardan Shala – Devolli Company, moderuar nga Sabiha Shala, Elshani trajtoi temën “Epoka e Informacionit, përparësitë dhe mangësitë”.

Ndër çështjet që theksoi gjatë këtij diskutimi ishin: si ka ndikuar epoka e informacionit në kulturën tonë për të bërë biznes, si të fillojmë një biznes të suksesshëm në epokën e informacionit, rrjetizimi, si të menaxhojmë marrëdhëniet me konsumatorët, targetimi i grupeve, gatishmëria për të qëndruar konkurrues në treg.