OAK është e privilegjuar që në mesin e bizneseve anëtare të saj mirëpret kompaninë e suksesshme në vend Shell Kosova, duke e zgjeruar edhe më tej rrjetin e bizneseve në kuadër të saj.

Përfaqësuesit e “ Shell Kosova ” i kanë parë si të dobishme aktivitetet dhe lobimin e OAK-së për unifikimin e komunitetit biznesor në Kosovë dhe ngritjen e zërit për krijimin e një infrastrukture sa më të përshtatshme për ushtrimin e veprimtarisë biznesore në vend.

Për më tepër, Kompania Shell, zgjeroi rrjetin e saj në Kosovë në vitin 2018 me mbi 60 pika të reja që operojnë 24 orë, përfshirë edhe marketet Shell Select dhe Deli by Shell me oferta të ndryshme, kafe dhe ushqim të freskët, vajra motorike të kualitetit të lartë, dhe produkte për kujdesin e makinave.

Ju ftojmë që të vizitoni linkun: https://kosovo.shell.com , për tu informuar më detajisht rreth kompanisë.