Gjatë takimit me bizneset e Komunës së Ferizajit, pronarë e përfaqësues biznesesh shprehen pakënaqësitë e tyre me frymën e të bërit biznes në Kosovë.

Sylejman Neziri pronar i biznesit Plus Center, i cili njihet për shitjen e produkteve vendore dhe si marketi i parë në Kosovë pa produkte serbe, si problem kryesor theksoi monopolizimin që po i shkatërron bizneset në Kosovë si dhe mungesa e Ligjit për Tregti të Brendshme.

Ndër të tjera ai përmendi edhe mungesën e produkteve vendore nëpër marketet e Kosovës.

Ndërsa Sadat Abazi nga Pofix përmendi mungesën e Tahografëve me kartelë e cila po ju shfaqë vështirësi në eksport.

Dersia Muhamer Jusufi nga biznesi Renova PUTZ, kërkoi të ekzistoj një kompani për verifikimin e çertifikatave të veprimtarisë së bizneseve për shkak të prezencës së madhe të bizneseve informale.