Përfaqësuesit e Odës së Afarizmit të Kosovës, z. Hysni Zogaj dhe Hasan Gigollaj morën pjesë në përurimin e Fabrikës për përpunimin e frutave të thata: lajthive dhe arrave.

“Kompania ‘Selman’s Network’ ka arritur të fuqizojë një numër biznesesh të profileve të ndryshme duke u’a mundësuar të njëjtave të bëhen liderë të besueshëm në sektorët e tyre. Aktualisht qëllimi i ‘Selman’s Network’ është të zgjeroj aktivitetin biznesor në njësi të përpunimit të lajthive dhe të arrave duke ndërtuar fabrikën e parë në Kosovë për përpunimin e lajthive dhe arrave.

Ky proces përfshinë blerjen e lajthive dhe arrave nga plantacionet kosovare, kategorizimin, thyerjen dhe procesin e heqjes së lëvozhgës, konservimin, paketimin dhe shitjen fillimisht në tregun lokal, me kalimin e viteve një pjesë e prodhimit do të ofrohet edhe për tregjet e huaja”.

http://www.selmans.net/
https://www.facebook.com/SelmansNetwork/