Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë  njofton bizneset dhe opinionin e gjerë publik se ueb faqja zyrtare e Dhomës së Tregtisë është sulmuar nga hakerë të panjohur gjatë dy ditëve te kaluara, me ç’rast çasja në ueb faqe ka qenë e pamundur.

Në rast të kërkimit në faqën tonë zyrtare, e njëjta shfaqej në një gjuhë të huaj aziatike apo nuk egzistonte fare mundësia për çasje.

Dhoma e Tregtisë shpreh shqetësimin e saj të thellë, pasiqë, kjo nuk është hera e parë kur ueb faqja jonë zyrtare ballafaqohet me sulme kibernetike. Kjo është hera e dytë mbrenda këtij viti.

Shqetësimi ynë bëhet çdo herë e më i thellë kur siguria nacionale po vihet në rrezik si pasojë e sulmeve kibernetike nga të cilat nuk kanë shpëtuar as institucionet shtetërore të Kosovës, ku si pasojë e tyre ishin jashtë funksionit faqet zyrtare të qeverisë dhe shërbimeve për publikun.

Aktualisht, ju njoftojmë se ueb faqja jonë zyrtare ( https://odaeafarizmit.org/ ) është rikthyer dhe gjendja është e qëndrueshme, si rezultat i masave të ndërmarra me kohë nga Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë.