Zyrtarët e OAK-së realizuan takimin e rradhës me biznesin Impact në komunën e Fushë Kosovës. Në vizitën e realizuar ata u pritën në takim nga 2 përfaqësuesit e kompanisë, CEO – z. Egzon Gashi dhe z. Misin Vojvoda.


Impact është kompani e cila merret me shitjen dhe montimin e sistemeve të sigurisë, ajo ofron gjithashtu edhe projektim, instalim, servisim dhe mirëmbajtje. Kompania ka rreth 7 vite që ushtron veprimtarinë e saj brenda territorit të Kosovës, dhe ka rreth 12 punëtorë nën menaxhim.
Mungesa e mundësisë në rinegocimin e kontratave për shkak të rritjes së çmimeve, ndërprerja e projekteve kapitale nga Qeveria dhe gjithashtu mungesa e punëtorëve të kualifikuar, ishin disa nga sfidat të cilat u diskutuan në takimin e realizuar.