Zyrtarët e Odës së Afarizmit realizuan vizitën e radhës në Fushë Kosovë tek biznesi Kameleoni, ku u pritën në takim nga z. Zaim Istogu – Drejtor Ekzekutiv në Kompani.

Kameleoni është kompani e cila merret me prodhimin, shitjen dhe montimin e përgolave, tendave dhe xhamave lëvizës. Biznesi është themeluar në vitin 2016 dhe momentalisht ka rreth 14 punetorë nën menaxhim. Përveç përmbushjes së kërkesave të tregut të brendshëm, biznesi me punën e tij arrin që të bëjë eksport edhe jashtë vendit, kryesisht për në Gjermani dhe Zvicër. Madje në vitin 2021, 50% të prodhimtarisë biznesi në fjalë e ka pasur për destinacion vendet europiane.

Gjatë takimit të zhilluar, OAK u njoftua edhe më shumë lidhur me sfidat dhe problemet të biznesit në përgjithësi. Njëkohësisht, edhe biznesi në anën tjetër u njoftua më shumë rreth aktiviteteve, shërbimeve dhe kontributit që OAK ka dhënë drejt komunitetit të bizneseve.

Rritja e çmimeve, mungesa e lëndës së parë, mungesa e punëtorëve të kualifikuar ishin vetëm disa nga shqetësimet dhe sfidat me të cilat po përballet kompania në fjalë për momentin.

Marrë parasysh sfidat dhe potencialin me të cilin ka, kompania Kameleoni ka nevojë për mbështetje në menyrë që të rrisë prodhimin dhe eksportin edhe më shumë.

Në fund të takimit palët lanë të hapura mundesitë e bashkëpunimit!