Në vazhdën e takimeve me bizneset e rrjetit kabllor, në zyret e Odës së Afarizmit të Kosovës u mirëpritën Enver Berisha dhe Blerim Zuka.
Kryetari i Odës së Afarizmit të Kosovës Skënder Krasniqi njoftoi për aktivitetet që Oda po realizon në shërbim të bizneseve anëtare, ku ndër të tjera theksoi që qëllim i themelimit të OAK-së është përmirësimi i klimës së të bërit biznes në Kosovë.
Berisha vlerësoi lartë angazhimin e OAK-së, duke shtuar që TelKos dhe Ardi Net do të jenë pjesë e saj. Ai shtoi që pret shumë nga ky bashkëpunim i dyanshëm.