Bizneseve anëtare të Odës së Afarizmit të Kosovës i është bashkuar edhe biznesi nga komuna e Pejës “TermoBallkan” SH.P.K.

TermoBallkan SH.P.K. është kompani e specializuar për montimin e paneleve solare dhe ju mundëson që të përfitojmë nga energjia e pastër diellore duke mos e ndotur ambientin dhe duke kursyer nga shpenzimet e energjisë elektrike.

TermoBallkan SH.P.K. gjithashtu bazohet në përvojën shumëvjeçare në sisteme solare të kompanisë prodhuese të paneleve solare “Camel Solar” nga Shkupi/Maqedoni, e cila është në bashkëpunim të plotë me kompaninë TermoBallkan, duke ofruar kështu ndihmë profesionale në projektim dhe zbatim të projekteve të ndryshme në Kosovë.

Sipas analizave dhe statistikave të kompanisë, me këtë sistem do të keni 80% kursime të energjisë elektrike, 30% kursime të druve dhe 50% të peletit.

Në takimin e përbashkët që u mbajt në zyret e Odës me përfaqësuesit e biznesit z. Safet Vukli dhe z. Arbër Vukli, gjithashtu u diskutuan edhe për sfidat dhe mundësitë e reja të zhvillimit në bashkëpunim me Odën e Afarizmit të Kosovës.

OAK i uron mirëseardhje, punë të mbarë dhe suksese biznesit në fjalë.