Listës së qindra bizneseve anëtare të cilat janë pjesë e Odës së Afarizimit të Kosovës (OAK) së fundmi i është bashkuar edhe  biznesi “Thermoplus”.

Ndër bizneset e vizituara në   Komunën e Suharekës përfaqësuesit e Odës së Afarizmit të Kosovës (OAK) u pritëN në takim nga pronari i biznesit “ThermoPlus”, Jetmir Balaj.

Në kuadër të këtij takimi të përbashkët biznesi në fjalë u informua lidhur me punën dhe aktivitetet e vazhdueshme të odës.

Gjatë takimit Balaj vendosi që “Thermoplus” t’i bashkangjitetet rrjetit të bizneseve anëtare të OAK-së.

Për më shumë, “Thermoplus” është fabrikë e prodhimit të pllakave të styroporit, e cila me lëndë të parë furnizohet nga Austria.

Për më shumë vizitoni:  http://www.thermoplus-ks.com/