Oda e Afarizmit të Kosovës

Rrjetit të bizneseve që besojnë misionit të Odës së Afarizmit të Kosovës së fundi i’u bashkua edhe fabrika “Tisi-5” SH.P.K., me seli në komunën e Pejës.

Në takimin e realizuar me përfaqësuesin e kompanisë, Granit Hadergjonaj, u diskutua për nevojën që bizneset kanë për përkrahje, me theks të veçantë gjatë kësaj periudhe ku ndryshimet në çmimin e lëndës së parë janë enorme.

“Tisi-5” SH.P.K. me traditë shumë vjeçare është kompani e cila merret me prodhimin dhe shitjen e mobilieve të zyrave dhe dyqaneve, mobilieve të kuzhinës dhe gjithashtu llojeve të ndryshme të dërrasave të thata nga Bungu, Arra, Frasheri, Breja, Molika dhe Plepi.