Pjesë e qindra bizneseve anëtare të cilat janë pjesë e OAK-së, së fundimi i’u është shtuar edhe biznesi TONI Ceramica.

Zyrtaret e Odës së Afarizmit të Kosovës (OAK), vizituan biznesin TONI Ceramica në Kamenicë, ku u pritën nga përfaqesuesi i biznesit Liridon Demi.Gjatë këtij takimi u diskutuan sfidat me të cilat bizneset aktualisht po përballen në ushtrimin e veprimtarisë së tyre dhe dëmet të cilat i’u janë shkaktuar bizneseve, si rezultat i pandemisë Covid-19.

Në kuadër të këtij takimi poashtu u informuam edhe për produktet që TONI Ceramica i ofron për konsumatorët, në mesin e të cilave përfshihen pllaka elegante të çeramikës, porcelanit si dhe elemente hidrosanitare.

Për më tepër informacione rreth kompanisë, klikoni linkun në vazhdim:

http://bit.ly/3dJE8Vp

Shpërndaje: