Universal SH.P.K viziton Odën e Afarizmit të Kosovës


Sot në zyret e Odës së Afarizmit të Kosovës (OAK) u mirëprit në takim pronari i gurthyesit Universal, z.Ragip Grainca.

Ky takim ishte i karakterit njoftues, ku përveç që u prezentuan shërbimet që OAK ofron për bizneset anëtare, koordinatorja Donika Gashi theks të veçantë i kushtoi sektorit të Minierave dhe Mineraleve dhe angazhimeve të OAK-së për këtë sektor.

z.Grainca vlerësoi lartë angazhimin e Odës së Afarizmit të Kosovës, duke e konsideruar si shumë të nevojshëm. Ai shprehu gatishmërinë për bashkëpunim, me bindjen se vetëm kështu mund të arrihen ndryshime.