“Vali Ranch” anëtari më i ri i Odës së Afarizmit të Kosovës

Përfaqësues të Odës së Afarizmit të Kosovës u pritën në takim nga pronari i “Vali Ranch Resort” z. Fehmi Fetahu dhe z. Aziz Shabani. z. Fetahu është biznesmen i suksesshëm i cili jeton dhe vepron në Zvicër. Ai vendosi që të investojë në vendin e tij duke sjellë kështu një copë Zvicër edhe në Kosovë, duke finalizuar projektin e kompleksit turistik Vali Ranch, kompleks ky i cili pos kalërimit, ofron edhe lojën e golfit, parkun fantastik dhe tre restaurante briliante.

Në relievet e mrekullueshme të Anamoraves, me një pozicion mjaft piktoresk zë vend Vali Ranch, resort turistik me të gjitha aktivitetet hotelerike dhe rekreative, duke filluar prej ushqimit
tejet cilësor të kuzhinës tradicionale dhe atyre ndërkombëtare, e deri te mënyrat e ndryshme të rekreacionit dhe argëtimit.

Bashkë me këto ndërtime dhe me hapjen e vendeve të punës, z. Fehmi Fetahu ka sjellë kulturën e punës, respektin për njeriun, për traditën, për shtetin.

Oda e Afarizmit të Kosovës e përgëzoj për punën dhe vullnetin që z. Fetahu ka dhe i premtoj që OAK-u do të jetë një përkrahës i madh i bizneseve serioze në vendin tonë.
http://vali-ranch.com/
https://www.facebook.com/ValiRanchResort/?rf=935566826504737