Vazhdojnë anëtarësimet e seperacioneve

Gjatë ditës së sotme, në zyret e Odës së Afarizmit të Kosovës u mirëpritën në një takim pronarët e seperacioneve Vëllezërit Demiri dhe Besi Comerc, përkatësisht Burim Demiri dhe Afrim Spahiu.

Gjatë këtij takimi koordinatorja Donika Gashi i njoftoi të pranishmit për aktivitetet e fundit që OAK ka ndërmarrë me qëllim të mos lejimit të kalimit të Projektligjit për Miniera dhe Minerale në Kuvend, pa përfshirjen e kërkesave kyçe të bëra nga bineset e takuara nga Oda.

Afrim Spahiu shprehu se është i kënaqur me punën që Oda e Afarizmit të Kosovës po bënë pasiqë kështu është duke përfaqësuar denjësisht kërkesat e bizneseve.

Ndërsa, Burim Demiri shtoi se vazhdimisht do të jenë mbështetës të OAK-së në çdo iniciativë që ajo ndërmerr.

Në fund të këtij takimi të dyja seperacionet vendosën që të i bashkangjiten OAK-së, duke qenë kështu anëtarët më të rinjë të saj.