Vazhdon mbledhja e peticoneve nga bizneset

 

Dhjetra biznese kanë vazhduar të i bashkohen iniciativës së Odës së Afarizmit të Kosovës (OAK) për shfuqizim të Udhëzimeve Administrative, përmes nënshkrimit të Peticionit të iniciuar nga Oda.

Biznese e sektori Minerar dhe jo vetëm, të qytetit të Pejës me rrethinë u pritën në takim nga përfaqësues të OAK-së. Kryetari i bordit të Odës së Afarizmit të Kosovës Skender M Krasniqi njoftoi të pranishmit me aktivitetet e ndërmarra nga Oda për këtë sektor. Ai ftoi bizneset e prekura nga këto udhëzime, e sidomos ato të sektorit të Minierave dhe Mineraleve të i bashkohen kësaj iniciative të OAK-së, pasiqë qëllim kryesor kanë krijimim e lehtësirave për biznese.

Përfaqësuesit e bizneseve prezente përveç që identifikuan sfidat me të cilat po përballen, ata vlerësuan lartë nismën e Odës dhe gjithashtu përkrahën peticionin e nisur.

Kujtojmë se OAK së bashku me bizneset do të dërgoj peticionin tek institucionet kompetente si Qeveria e Republikës së Kosovës, Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvilimit Rural, dhe Ministrisa e Zhvillimit Ekonomik, për të shfuqizuar Udhëzimet Administrative të cilat pengojnë të bërit biznes në Kosovë.

Në këtë takim Oda e AfarizmitKosovës u prezantua nga: Kryetari i Bordit Skënder Krasniqi, anëtari i bordit Diamant Elshani dhe zyrtarja Mirjeta Shala.