Oda e Afarizmit të Kosovës

Rrjetit të bizneseve anëtare në Dhomën e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë së fundi i’u bashkua edhe biznesi Vedo Design SH.P.K. me pronar Erzen Dibra, me seli në Mitrovicë.

Vedo Design SH.P.K. ka filluar të ushtroj veprimtarinë para rreth dy vitesh. Biznesi Vedo Design bën prodhimin e kukullave, tabllove dhe vitrinave për prezantimin e stolive në argjendari. Aktualisht ka 3 të punësuar me objektiva të rritjes së mëtutjeshme.

Vedo Design SH.P.K. është përkushtuar që vazhdimisht të ofroj produkte të kualitetit sa më të lartë. Produktet e saj janë të pranishme në të gjitha qytetet e Kosovës dhe kanë pritshmëri që në të ardhmen të njejtat edhe ti eksportojnë.