Veriu.info në OAK

Oda e Afarizmit të Kosovës nga tash ka edhe një anëtar të ri, i cili merret me një veprimtari të veçantë. Fjala është për portali Veriu.info, që është njëri prej mediumeve informative online të Kosovës

Drejtori i Odës së Afarizmit të Kosovës, Ismet Mulaj, ka pritur në takim drejtorin e Veriu.info Sh.P.K., z. Gazmend Morina Beni me të cilin bashkëbiseduan për sfidat e kompanive në Kosovë, me theks të veçantë të mediumeve.

Veriu.info Sh.P.K. u bë anëtar i Odës së Afarizmit të Kosovës, duke rritur kështu numrin e bizneseve që i bashkohen projektit tonë.