Përfaqësues nga kompania NTP Badallaj 5 SHPK, vizituan zyret e Odës së Afarizmit të Kosovës.
Në mes OAK dhe kompanisë NTP Badallaj 5 SHPK u realizua një takim ku u diskutua për mos harmonizimin e udhëzimeve administrative dhe ligjeve, gjë që po shkakton probleme të mëdha në fushën e sektorit minerar dhe shumë çështje të tjera me të cilat përballen bizneset kosovare.
Pas këtij takimi mjaft të suksesshëm, NTP Badallaj 5 SHPK me përfaqësues Dashmir Badalli, vendosi t’i bashkangjitej Odës si anëtar i ri i saj.
Për më shumë:
https://www.facebook.com/NTP-Badallaj-5-677695149033990/