Oda e Afarizmit të Kosovës

Drejtori ekzekutiv i Odës së Afarizmit të Kosovës me bashkëpunëtor, bëri një vizitë kompanisë “VIPRINT” në Mitrovicë, kompani që ka bërë emër në tregun rajonal.

Delegacioni i OAK-ut u prit nga drejtori, z. Visar Idrizi, i cili i njoftoi mysafirët me të arriturat e kompanisë, sfidat nëpër të cilat ka kaluar shtypi në përgjithësi në Kosovë, duke qënë me shumë i favorizuar importi sesa prodhimi vendor. Z. Idrizi përmendi si të arritur kryesore pakon “Fuskale 2.0” e cila i bënë të barabartë në treg, si prodhuesin po ashtu edhe importuesin.

Ndërsa drejtori i OAK-ut, z. Ismet Mulaj e falënderoj z. Idrizi për pritjen dhe besimin që ka fituar në OAK, të cilën e sheh si shtëpi të biznesit dhe një avokuese e fortë përballë Qeverisë së Kosovës.

VIPRINT punëson sot gati njëqind persona dhe me një makineri të kohës së fundit e cila po u shërben, jo vetëm tregut në Kosovë, por edhe në tregun rajonal.


http://vi-print.com/
https://www.facebook.com/viprintks/