Vizitë në fabrikën e përpunimit të hekurit KUK COMMERC

KUK COMMERC, fabrikë kjo e cila ka të punsuar rreth 80 puntorë, ku puna e tyre është e njohur në tregun Kosovarë e më gjerë.

Produktet e punuara nga kjo fabrikë kërkohën shumë brenda Kosovës por edhe jashtë saj, si në Shqipëri, Gjermani, por edhe në vendet e tjera të rajonit.

Hekuran Arifi, menaxher i KUK COMMERC në bashkëbisedim me z.Hasan Gigollaj, z. Hysni Zogaj anëtar bordi, si dhe me z. Ismet Mulaj drejtor ekzekutiv tregon se vit pas viti “barierat” po largohen dhe se po bëhet më e lehtë, gjithashtu z.Arifi shprehet se si firmë janë në rrugën e duhur të ecin përpara në tregun evropian.

OAK-u i premtoi z. Arifi mbështetje me të gjitha mundësit që ka, si në drejtim të rritjes së kapacitetve, po ashtu edhe në drejtim të rritjes së tregut.

 

http://www.kuk-comerc.com/
https://www.facebook.com/KukCommerc/