Anëtari i Bordit të OAK-së z.Diamant Elshani së bashku me Drejtorin Ekzekutiv z. Mulaj dhe përfaqësuesit e Odës u pritën në takim nga z. Muharrem Osmani pronar i kompanisë Euro Commerce, kompani kjo e cila merret me prodhimin, mbushjen dhe paketimin e detergjentëve të lëngët dhe prodhimin e paketimin e PET dhe polietilenit, të cilat shiten në të gjithë Kosovën.

z. Osmani u informua për punën dhe të arriturat e Odës, e njëkohësisht përgëzoj përfaqësuesit e OAK-ut për punën e bërë. Ai theksoi se në një mjedis dinamik e me shumë vështirësi operimi, një Odë e mirëfillët dhe funksionale është pikërisht ajo çka i nevojitet më së shumti bizneseve.

z. Mulaj dhe z. Elshani falënderuan z. Osmani për pritjen dhe theksuan se Oda do të fokusohet maksimalisht që të jetë në shërbim të bizneseve në mënyrë që prodhimi vendor të përkrahet sa më shumë që të jetë e mundur.
http://eurocommerce-ks.com/
https://www.facebook.com/Muki1957/