Zyrtarët e Odës së Afarizmit zhvilluan vizitën e rradhës në komunën e Mitrovicës ku realizuan takim me z. Lavdim Hasani – pronar i biznesit Albini Plast.
“Albini Plast” merret me prodhimin e dyerve, dritareve nga plastika dhe alumini, e gjithashtu merren edhe me punimin e roletave – nga plastika dhe alumini, mizoreve – për të gjitha llojet e dritareve dhe gjithashtu bëjnë montimin e xhamave lëvizës.

Si biznes familjar “Albini Plast” ka filluar punën në vitin 2008, me përkushtimin dhe përvojën në fushën ku veprojnë ata kanë arritur që përveç tregut të Kosovës, produktet e tyre t’i eksportojnë edhe për në shtetet europiane si Gjermani, Suedi, Norvegji etj.

Gjatë takimit, biznesi u njoftua me aktivitetet, punën dhe shërbimet të cilat ka ofruar dhe vazhdon që t’i ofrojë OAK, me qëllim zhvillimin dhe rritjen e bashkëpunimit mes bizneseve.