Zyrtarët e Odës së Afarizmit të Kosovës gjatë vizitës së radhës në komunën e Suharekës realizuan takim me biznesin Iliria Mermer, me pronar Lirim Bujari.


Iliria Mermer si biznes bën të gjitha punimet nga Mermeri dhe Graniti me makineritë më të reja në treg të cilat bëjnë përpunimin e këtyre materialeve. Përveç bashkëpunimit që ka me bizneset brenda vendit, ajo me raste eksporton edhe jashtë vendit, kryesisht në Gjermani dhe Zvicër.
Iliria Mermer ka plan për rritje dhe investime të reja në kompani, mirëpo perveç që ka mungesë të mbështetjes, ai po përballet edhe me mungesën e punëtorëve të kualifikuar.


Gjatë takimit gjithashtu u diskutua edhe rreth shërbimeve dhe aktiviteve të cilat i organizon OAK me qëllim rritjen, rrjetizimin dhe zhvillimin e bizneseve.
Në fund të takimit palët lanë të hapura mundësitë për bashkëpunim në të ardhmen.