Zëvendëskryeministri i parë i Kosovës, Ramiz Kelmendi, vizitoi sot Odën e Afarizimit të Kosovës

Zëvendëskryeministri i parë i Kosovës, Ramiz Kelmendi, vizitoj sot Odën e Afarizimit të Kosovës, ku u prit nga Kryetari i bordit të OAK-ut,z. Skënder Krasniqi dhe Drejtori ekzekutiv,z. Ismet Mulaj.

Kelmendi u informua me punën dhe objektivat e Odës së Afarizimit të Kosovës, e cila synon që t’iu dalë në ndihmë bizneseve të Kosovës.

Ishte konkludim i përbashkët se Oda e Afarizimit të Kosovës dhe Qeveria e Kosovës duhet t’a thellojnë bashkëpunimin mes tyre, me qëllim të mbështetjes së bizneseve të Kosovës.